Lexo

MMPH-ja shënon ditën pa vetura

Shala kërkon shtigje për biçiklistë

22.09.2016- Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor (MMPH) ka shënuar me aktivitete të ndryshme Ditën Ndërkombëtare pa Makina. Kjo ditë shënohet në tërë botën, me qëllim sensibilizimin e njerëzve që të shmangin të paktën për një ditë veturat e tyre, të cilat emetojnë lëndë të dëmshme për organizmin, si një përpjekje për të kontribuar në mbrojtjen e mjedisit.

Zyrtarë të MMPH-së, aktivistë të shoqërisë civile e qytetarë, kanë defiluar simbolikisht me biçikleta, duke filluar nga ndërtesa e MMPH-së nëpër rrugën “Ukshin Hoti”, për të vazhduar nëpër rrugët “Garibaldi”, “George Bush”, për të përfunduar te hotel “Grandi”.

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, tha se ky është një marsh senzibilizues e edukues, që rikujton se duhet të bëhet më shumë për përmirësimin cilësisë së ajrit, të jetës, sikurse dhe për sigurinë në trafik.

“Kemi punuar mjaft në edukim, por na mbetet edhe shumë që të bëjmë… që të kemi sa më pak makina në qytete, kur ka mundësi që ato të zvogëlohen në qarkullim”, tha Shala.

“Në vitet e fundit kemi investuar shumë në infrastrukturën rrugore, kemi investuar si shtet dhe si politikë në cilësinë dhe zvogëlimin e numrit të makinave. Na duhet më shumë investim në burimet njerëzore, njeriu është faktori kryesor që ndikon në cilësinë e ajrit, në sigurinë në trafik dhe transport. Prandaj presim që të gjithë së bashku t’i rrisim investimet në burimet njerëzore, në edukimin dhe emancipimin e përdoruesve të makinave, në zhvillimin dhe përdorimin e infrastrukturës së përshtatshme për çiklizëm për këmbësorë dhe për ambientalistë”, u shpreh Shala, duke iu drejtuar të pranishmëve para ndërtesës qeveritare, para nisjes së marshit me biçikleta.

Por, Shala theksoi se në planifikimet e ardhshme urbane duhet të merret parasysh që infrastruktura në kryeqytet të jetë më e pajisur me shtigje këmbësorësh, biçiklistësh dhe të tjerët që e duan mjedisin.

Lajmi i plotë në http://www.ekonomiaonline.com/nacionale/sot-dita-nderkombetare-pa-makina/

 


Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...

Lexo më shumë...

Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...