MMPH, mirëpret bashkëpunimin me OJQ mjedisore
Shala vlerëson se bashkëpunimi me Organizatat e Shoqërisë Civile, i kontribuon përmirësimit të gjendjes së mjedisit e sidomos vetëdijesimin dhe edukimit për ruajtjen e mjedisit.
15.09.2016- Ushtruesi i Detyrës së Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, z.Ferat Shala priti sot drejtorin e Qendrës Regjionale për Mjedisit, zyra në Kosovë (REC) z.Agron Bektashi. Qëllimi i takimit ishte gjetja e mundësive të bashkëpunimit në fushën e mjedisit, për të krijuar mjedis më të mirë për qytetarët e vendit.
Në takim u diskutua për mundësitë konkrete të bashkëpunimit në projekte kombëtare dhe ndërkufitare, në sektorin e mjedisit e veçanërisht në organizimin e fushatave informuese dhe ndërgjegjësuese për mjedisin.
MMPH dhe Zyra e REC në Kosovë u dakorduan për hartimin e një plani të përbashkët të veprimit për t’iu qasur donatorëve dhe investitorëve të mundshëm në sektorin e mjedisit.
U vlerësua se ekspertiza dhe eksperienca e Qendrës Regjionale të Mjedisit në këtë drejtim është mirëseardhur për MMPH-në.
Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...Lexo më shumë...
Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...
Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...