Lexo

Shala takon udhëheqësit e projektit “Promovimi i menaxhimit të përbashkët të resurseve ujore në pellgun e zgjeruar të Lumit Drin“

Në këtë projekt janë të përfshira vendet e pellgut të zgjeruar të Drinit, Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi.

15.09.2016- Bashkëpunimi Ndërkufitar dhe Menaxhimit të Integruar të Burimeve Ujore në Pellgun e Zgjeruar të Lumit Drin, është një ndër aktivitetet e rëndësishme që Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë është duke i kushtuar vëmendje të veçantë. Në këtë kuadër, U.d së Ministrit të MMPH-së, Ferat Shala, priti sot udhëheqësit e projektit të Financuar nga Global Environmental Facility (GEF) dhe te implementuar nga Global Water Partnership Mediterranean (GËP-Med) z. Dimitris Faloutsos dhe z.Vladimir Stavric.

Qëllimi kryesor i takimit ishte bashkërendimi dhe fuqizimi i aktiviteteve në  realizimin e objektivit të projektit  që  është  “promovimi i menaxhimit të përbashkët të resurseve të përbashkëta ujore në pellgun e zgjeruar të Lumit Drin“.

Bashkëpunimi regjional në menaxhimin e ujërave ndërkufitare, nga MMPH konsiderohet veprim në  funksion të avancimit të bashkëpunimit regjional, përgatitjes së  Kosovës për zbatimin e konventave ndërkombëtare për menaxhimin e burimeve ujore të përbashkëta. Aktivitet i rëndësishëm i këtij projekti do të  jetë edhe ndërtimi i një  sistemi lagunar për trajtimin e ujërave të  zeza në  Fshatin Kramovik të  komunës së  Rahovecit.

Në  takim, palët u dakorduan që të vazhdojnë  bashkëpunimin, përfshirë  angazhimet e  grupeve të përbashkëta të ekspertëve në funksion të identifikimit të hapave të  domosdoshëm për ruajtjen dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të  burimeve ujore.

 


Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...

Lexo më shumë...

Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...