MMPH mbështetë Kompaninë Regjionale të Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor”
Nënshkruhet marrëveshja për mbështetjen e projektin “Rehabilitimi i Kaptazhës në Kabash të Hasit”
08.09.2016- Në vazhdën e përkrahjes së projekteve të fushave përkatëse në komunat e Kosovës, gjatë vizitës në Komunën e Prizrenit, në prani të kryetarit të kësaj komune z.Ramadan Muja, ushtruesi i detyrës së ministrit të MMPH-së, z.Ferat Shala, ka nënshkruar marrëveshje me kryeshefin ekzekutiv të Kompanisë Rajonal të Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor”, z.Besim Baraliu. Sipas Marrëveshjes MMPH do të financoj projektin “Rehabilitimi i Kaptazhës në Kabash të Hasit ”, në vlerë prej 60 mijë euro.
U.d Ministri Shala në këtë takim gjithashtu ka biseduar për ecurinë e realizimit të projektit të Grumbullimit dhe Trajtimit të Ujërave të Zeza në Kosovën Juglindore, projekt ky i një rëndësie të veçante për mjedisin dhe ujërat në ketë pjesë të Kosovës.
Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, Kryetari i Komunës së Prizrenit, z.Muja falënderoj z. Shala për angazhimin e tij në projektet që janë duke u zhvilluar në Komunën e Prizrenit.
Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...Lexo më shumë...
Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...
Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...