Lexo

MMPH dhe UNDP bashkëpunojnë për përfitimin e fondeve nga programet e Kombeve te Bashkuara për mjedis

Me theks të veçantë është folur për bashkëpunimin në përgatitjen e propozim projekteve për përfitimin e fondeve nga UNEP (Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedis) në kuadër të GEF (Global Environment Facility- Fondi Global për Mjedis) dhe nga Programi i Kombeve te Bashkuara NAMA (Nationally Appropriate Mitigation Actions- Veprimet e Duhura Zbutëse në Nivel Kombëtar).

Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, z.Ferat Shala me bashkëpunëtoret e tij, Arben Çitaku, Sekretar i Përgjithshëm i MMPH, Ilir Morina, Kryeshef i AMMK dhe Muhamet Malsiu, Drejtor i Departamentit të Mjedisit, ka takuar sot përfaqësuesit e zyrës së UNDP në Kosovë, znj. Valbona Bogujevci, Koordinatore e Programeve  dhe znj. Shkipe Deda- Gjurgjiali, Analiste e Programeve për Mjedis dhe Energji.

Në takim është biseduar për bashkëpunimin dhe koordinimin e aktiviteteve në implementimin e projekteve mjedisore nga donatorët në Kosovë. Me theks të veçantë është folur për bashkëpunimin në përgatitjen e propozim projekteve për përfitimin e fondeve nga UNEP (Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedis)  në kuadër të GEF (Global Environment Facility- Fondi Global për Mjedis) dhe nga Programi i Kombeve te Bashkuara NAMA (Nationally Appropriate Mitigation Actions- Veprimet e Duhura Zbutëse në Nivel Kombëtar).

Me këtë rast z.Shala, falënderoj UNDP-në për mbështetjen dhe bashkëpunimin me MMPH dhe u zotua që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen me qëllim të koordinimit të aktiviteteve për implementimin e projekteve dhe aplikimin për projekte nga fondet e Programeve të Kombeve të Bashkuara në sektorin e mjedisit.

Prishtinë 11.08.2016

 


Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...

Lexo më shumë...

Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...