Ekspozeu im para deputetëve të Parlamentit të Kosovës për Projektligjin për Performacën Energjetike në Ndërtesa
Të nderuar/a,
Me lejoni qe shkurtimisht te paraqes qëllimin dhe rendësin e Projektligjit për Performancën Energjetike në Ndërtesa.
Ky projektligji është shumë dimensional dhe esencial për Kosovën si në kursimin e energjisë ashtu edhe në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit publik.
Republika e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje me Traktatin e Komunitetit të Energjisë, dhe ka marrë për obligim miratimin e kornizës ligjore në harmoni të plotë me legjislacionin e BE-së, i cili është parakusht për implementimin e obligimeve të cilat dalin nga Traktati si dhe implementimin e Planit te Veprimit te Kosovës për Eficiencen e Energjisë PKVEE 2014-2018.
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në kuadër të kompetencave të saja për rregullimin e fushës së ndërtimit dhe duke marre parasysh obligimin për transpozimin e Direktivës 2010/31/EU, në Ligjin Nr. 04/L – 110 për Ndërtim, i cili është në fuqi që nga muaji korrik 2012, ka përcaktuar kërkesa për aplikimin e masave të efiçiencës së energjisë në objektet ndërtimore.
Meqenëse Direktiva 2010/31/EU përmban dispozita të cilat nuk plotësohen me bazën ekzistuese ligjore Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka identifikuar si të nevojshme hartimin e Ligjit për Performancën e Energjetike në Ndërtesa.
Idenë për hartimin e këtij Ligji e ka përkrahur edhe Sekretariati i Komunitetit të Energjisë ku është konsideruar si masë e nevojshme në arritjen e caqeve nga Plani i Veprimit për Efiçiencë të Energjisë në Kosovë.
Duke qenë të vetëdijshëm për rëndësinë qe ka, propozoj që ta shqyrtoni dhe ta miratoni Projektligjin për Performancen Energjetike ne Ndërtesa.
Faleminderit për vëmendje!
Prishtinë, 04.08.2016
Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...Lexo më shumë...
Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...
Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...