Lexo

Zbatimi i kërkesave mjedisore në sektorin minerar, përvoja nga Carrare e Italisë

01.07.2016/ Zëvendës ministri i MMPH-së, z.Ferat Shala po qëndron për vizitë në Itali. Me këtë rast z.Shala së bashku me drejtorin e Komisionit të Pavarur të Minierave dhe Mineraleve z. Ramiz Krasniqi, kanë realizuar një vizitës studimore në vendburimet e mermerit në regjionin Carrare të Italisë.

Kjo vizitë ishte një rast i mirë për të marrë përvoja rreth formave të eksploatimit, menaxhimit, zbatimit të teknologjive dhe aspekteve mjedisore. Meqenëse në Kosovë ky sektor është në fazën e zhvillimit këto praktika do të shërbejnë gjatë implementimit të projekteve të ndryshme e sidomos në adresimin e kërkesave mjedisore.
Me këtë rast delegacioni nga Kosova ka realizuam edhe takime me përfaqësues të bizneseve përkatësisht kompanive italiane dhe ekspertë lokal të zonës si me Dr.Orlando Pandofli, inxhinier nga Kompania Pandofli Engineering dhe Ilaria Roncheri, menaxher i shitjeve në Kompaninë Roncheri Group. Është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në nivele të ndryshme si shkencore, institucionale apo edhe në zbatimin e projekteve konkrete.

Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...

Lexo më shumë...

Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...