Lexo

Zv. i MMPH-së, Shala po qëndron në Vjenë të Austrisë

Shkëmbehen përvoja në sektorin e menaxhimit të mbetjeve urbane dhe prodhimit të energjisë

17.06.2016, Vjenë Austri- Me ftesë të Kompanisë publike Energy Transfer Viena, zëvendës ministri i MMPH-së, z. Ferat Shala po qëndron për vizitë zyrtare në Vjenë të Austrisë. Ai është pritur nga menaxheri gjeneral i kësaj kompanie dr. Rudolf Hofbauer, dhe zyrtarë tjerë të lartë si Peter Wachsenegger e Walter Muskat si dhe ka vizituar impiantet kryesore të menaxhimit të mbetjeve urbane që menaxhohen nga kjo kompani. Kompania Energy Transfer Viena, është kompani lidere në sektorin e menaxhimit të mbetjeve urbane dhe një ndër kompanitë më të njohura evropiane në zbatimin e standardeve të larta mjedisore dhe teknologjive modern për trajtimin e mbetjeve urbane dhe prodhimin e energjisë. Kompania menaxhohet nga komuniteti i qytetit të Vjenës dhe administron sistemin e trajtimin e mbetjeve urbane në këtë metropol.

Me këtë rast zëvendës ministri i MMPH-së, z. Ferat Shala ka njoftuar menaxhmentin dhe ekspertët austriakë nga kjo kompani për gjendjen e sektorit të mjedisit në Kosovë me theks të veçantë problematikat e manaxhimit dhe trajtimit të mbetjeve urbane dhe për problemet me të cilat po përballen kompanitë tona publike të menaxhimit të mbeturinave dhe ujërave. Është diskutuar edhe për mundësinë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave në sektorin e menaxhimit dhe trajtimit të mbetjeve urbane. 

 

Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...

Lexo më shumë...

Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...