Zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë Ferat Shala, mori pjesë në konferencën ku u prezantua Sistemi
Zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë Ferat Shala, mori pjesë në konferencën ku u prezantua Sistemi i ri i Adresave dhe Gjeo-Portali për Kosovë.
Kjo konferencë u organizua nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë në bashkëpunim me Agjencinë Kadastrale të Kosovës. Qëllimi i kësaj konference, ishte njohja me Sistemin e ri të Informimit, Regjistri i Adresave dhe Gjeo-Portali. Në këtë konferencë u shënua fillimi i pilot projekteve për instalimin e tabelave të rrugëve në dy komuna, asaj të Fushë Kosovës dhe të Deçanit, të financuara nga BE. Me këtë rast u theksua se përfituesi kryesor i Sistemit të Informimit të Regjistrit të Adresave janë qytetarët, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor përkatësisht Agjencia Kadastrale e Kosovës, komunat dhe institucionet tjera si, Posta, Policia, Gjykatat etj. Agjencia Kadastrale e Kosovës do të jetë përgjegjëse për mirëmbajtjen e sistemit, përderisa mirëmbajtja e të dhënave të adresave do të jetë përgjegjësi e komunave.
Ferat Shala has described as very important project "Study of pollution of agricultural land in Kosovo"
Today in the premises of the conference hall in the new building of the Government of Kosovo (formerly Renaissance) is the first meeting of promoters of the project "Study of pollution of agricultural...Read more...
Ferat Shala, pretendenti kryesor për AKP
Ish-drejtori i Trepçës, Ferat Shala nga shtatori do të jetë në krye të Agjencisë Kosovare të Privatizimit....Read more...
Në Gjakovë u mbajtë diskutimi publik për Plani Hapësinor "Bjeshkët e Nemuna”
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka organizuar të premten diskutimin publik për Planin Hapësinor të Parkut Kombëtar "Bjeshkët e Nemuna", me përfaqësues të Komunës së Gjakov...Read more...